Policia zbaton rreth 900 urdhëresa të Gjykatës së Ferizajt

Ferizaj

Policia zbaton rreth 900 urdhëresa të Gjykatës së Ferizajt

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shtuar aktivitetet e saja për të realizuar këto urdhëresa. 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve gjatë periudhës janar-prill 2021 janë realizuar 891 urdhëresa të gjykatës kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Përveç, 42 personave të dërguar në vuajtje të dënimit, urdhëresat tjera janë realizuar me pagesë, sjellje me datë të caktuar në gjykatë dhe verifikim të adresave të personave.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat