​Operacioni “Mbrojtja e pyjeve 2021”, policia në Ferizaj arreston dy persona

Ferizaj

​Operacioni “Mbrojtja e pyjeve 2021”, policia në Ferizaj arreston dy persona

Më: 19 maj 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar zbatimin e planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021” lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjve.

Në kuadër të këtij aksioni, policia mbrëmë në Pleshinë e Epërme të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar, me dy traktor të ngarkuar me drunjtë.

Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

Policia e Ferizajt nga data 26 prill – 18 maj 2021, ka realizuar 363 pika kontrolli, duke arrestuar tre persona, ka iniciuar pesë raste penale dhe ka konfiskuar 6 mjete për transportin e drunjtëve, si dhe një sasi të konsiderueshme e drunjtëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjve, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat