​Paraburgim ndaj dy personave për trafikim me njerëz

Ferizaj

​Paraburgim ndaj dy personave për trafikim me njerëz

Më: 22 maj 2021 Në ora: 13:00
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.M dhe A.M.. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale trafikimi me njerëz.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar faktin se të pandehurit dyshohen se nga muaji tetor 2020 në një lokal në Shtime, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit - përgjimit të telekomunikimeve për të pandehurit N.M dhe A.M., janë siguruar të dhënat të rëndësishme, se me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve përmes rekrutimit, transportimit, strehimit të viktimave, të miturës E.A. dhe madhoreve A.L. Xh.L R.R. L.R. dhe M.R..

Të njëjtat i kanë të punësuara si kameriere në këtë lokal, në atë mënyrë që të njëjtat i shfrytëzojnë me qëllim të prostitucionit, duke i joshur klientët dhe shoqëruar të njëjtit nëpër tavolina të lokalit, e më pas duke bërë marrëveshje me ta që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në shuma të ndryshme, e të cilat para më pas të pandehurit i përvetësojnë për vete, ku i pandehuri N..M. ka pas kontakt me të dëmtuarën E.A. duke e marrë me veturë nga shtëpia dhe duke e transportuar në Shtime në një banesë, ndërsa i pandehuri A.M. ka transportuar rekrutuar, transportuar, strehuar të miturat V.H. L.S dhe E.S., në të cilin lokal kanë bërë marrëveshje me klientë të tjerë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se të njëjtit të gjendeshin në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat