​QKMF e Ferizajt në pritje të furnizimit me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë

Ferizaj

​QKMF e Ferizajt në pritje të furnizimit me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:47
Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se furnizimi me vaksina kundërCOVID-19 për QKMF-të e kësaj komune nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim vaksinimin e grup-moshave mbi 65-vjeç, siç ishte paralajmëruar për këtë të hënë, nuk ka ndodhur sot.

Kjo bëri që të interesuarit për vaksinim të mos merrnin shërbimin, ndonëse i gjithë stafi dhe të gjitha përgatitjet ishin dhe janë të gatshme nga ana e QKMF-së në sallën e sportit të Shkollës së Bujqësisë në Ferizaj.

Stafi drejtues dhe shëndetësor në QKMF janë në pritje të furnizimit me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë që të rifillojë vaksinimin. Qytetarët e grup-moshave mbi 65-vjeç do të kontaktohen dhe njoftohen me kohë për arritjen e vaksinës, thuhet në një postim në Facebook.

Në 24 orët e fundit, në Ferizaj janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19, që e çon në gjithsej 105 numrin e rasteve aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat