Bëhet “bashkimi” i qytetit të Ferizajt

Ferizaj

Bëhet “bashkimi” i qytetit të Ferizajt

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:52
Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se sot, përuruan nënkalimin tek Plus Marketi, për t'i dhënë Ferizajt dhe ferizajasve edhe një vepër kapitale të infrastrukturës rrugore, nyjë që i jep frymë trafikut në qendër e padyshim një art i projektimit dhe realizimit, punuar me dashuri e përkushtim për Ferizajn e ferizajasit.

Sipas tij, punët e kryera në nënkalimin që lidh rrugët "Gursel e Bajram Sylejmani", "Besim Rexhepi" dhe "Liman Rekaj" tek Plus Marketi, flasin me gjuhën e guximit politik për të ndërmarr projekte të tilla në zemër të qytetit.

Ato flasin me gjuhën e cilësisë e standardeve më të larta, flasin me gjuhën e së bukurës dhe funksionalitetit, flasin me gjuhën e sigurisë e lehtësisë së qarkullimit të qytetarëve. 

Nga sot, ferizajasit mund ta shijojnë këtë vepër. Ta gëzojnë të gjithë ferizajasit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat