Për një javë 318 gjoba për mosmbajtje të maskës në Ferizaj

Ferizaj

Për një javë 318 gjoba për mosmbajtje të maskës në Ferizaj

Nga: N.Sh. Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:42
Policia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Ferizajt për një javë në këtë rajon ka shqiptuar 318 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19, saktësisht mos mbajtje të maskës. Po ashtu ka shqiptuar edhe 24 gjoba për mosrespektim të qarkullimit në lëvizje dhe ka kontrolluar 196 lokale prej të cilave ka mbyllur dy.

Në njoftimin e policisë thuhet po ashtu se në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, janë realizuar këto aktivitete në rajonin e Ferizajt, shkruan Demorkacia.com.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Aktivitetet dhe masat e ndërmarra në DRP Ferizaj

24-30 maj 2021

Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, janë realizuar këto aktivitete në rajonin e Ferizajt.

Gjoba për masat e përgjithshme dhe të veçanta, Covid-19

– Mosrespektim i bartjes së maskës                                            318

– Mosrespektim i qarkullimit të lëvizjes                                      24

– Lokale ,mos krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës      1

– Aktivitete të ndaluara në mjedise private dhe publike            2

– Lokale të kontrolluara    196

– Lokale të mbyllura              2

Përmbledhje e incidenteve /rasteve me rëndësi dhe aksidenteve.

Incidente / raste :

– Vjedhje e rëndë                        2

– Vjedhje                                      8

Aksidente në komunikacion rrugor                     38, prej tyre :

– Fatale                                                                1

Persona të vdekur                                           1

– Me lëndime  12

Persona të lënduar                                        17

– Me dëme materiale                                       25

– Gjoba në komunikacion                             418

Heqje e patentë shoferit ( konfiskim)         10

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, gjithashtu do të vazhdojë me masa të shtuara në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat