Fuqizimi i femrës fillon nga biznesi i pavarur

Ferizaj

Fuqizimi i femrës fillon nga biznesi i pavarur

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Në kuadër të fuqizimit të femrës, së fundi në Feriaj është hapur pastiqeria “ in the PINK”, e cila është biznes inicuar nga tri femra, të cilat synojnë që përmës këtij biznesi të krijojnë pavarësi dhe në të njëjtën kohë të ndikojnë që të rritet kultura e pavarësimit të femrës.

Iniciciatorja e saj, Elfete Musliu për “Bota Sot” tregon se përkundër vështirësive nuk është ndalur drejt realizimit të kësaj ideje, meqenëse nuk janë mbështetur nga askush.

Kjo dëshmon fuqinë e femrës për mos t’u dorëzuar para vështirësive, duke i kthyer në shpresë dhe motiv këto vështirësi. Ideja dhe synimi i saj, sipas Elfete Musliut është “që të rritet numri i të punësuarave femra” të cilat pastaj do të krijojnë pavarësi ekonomike, si bazë për pavarësimin e jetës së tyre.

Krejt në fund, zonja Musli falenderon “Bota Sot” për dhënien hapësirë të biznesit të femrës dhe fuqizimit të saj. Femrat në komunën e Ferizja, por edhe në tërë Kosovën kanë nisur të krijojnë pavarësi, të tregojnë fuqinë e tyre në fusha të ndryshme të biznesit.

Image
Image
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat