​Në Ferizaj u mbajt fushatë vetëdijesuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor

Ferizaj

​Në Ferizaj u mbajt fushatë vetëdijesuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ “Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt”, sot realizoi një fushatë sensibilizuese dhe solidarizuese, për viktimat e aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku humbën jetën pesë qytetarë.

Qëllimi i fushatës ishte sensibilizimi i drejtuesve të automjeteve në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve në të ardhmen.

Aktiviteti u mbajt në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku 37 aktivistë dhe disa policë mbajtën në duar shkronjat e pesë emrave të viktimave në aksidentin fatal dhe disa pankarta për të respektuar shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Ishte kjo edhe një përpjekje e policisë dhe shoqërisë civile që të zgjojnë vëmendjen dhe të ndërgjegjësojnë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shtojnë kujdesin e tyre, në mënyrë që aksidente të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Ndryshe, në rrugët e Kosovës gjatë periudhës janar – mesi i qershorit kanë humbur jetën 42 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat