Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë

Ferizaj

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:00
Tejkalimi/Gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion nga një qytetarë, përmes aplikacionit ‘’Lajmëro Policinë’’ për një kundërvajtje në komunikacion të shkaktuar nga policia.

Policia, i ka marr veprimet e duhura dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin policor, i cili me automjetin zyrtar të policisë , shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Sojevë, rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, e ftoi zyrtarin policor (M/SH/K) 61 vjeçar, dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Ndërkaq, ndaj tij, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka inicuar edhe hetim të brendshëm diciplinor, sipas rregulloreve të policisë në fuqi.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim , për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Image
Gjoba
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat