Policia në Ferizaj me projekt sensibilizues për pjesëmarrësit në trafik

Ferizaj

Policia në Ferizaj me projekt sensibilizues për pjesëmarrësit në trafik

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:40
Policia në Ferizaj

Bazuar në Strategjinë e Integruar  të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, bashkëpunimit me qytetarët, si dhe gjendjen aktuale në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’  ka filluar të implementojë projektin e përbashkët “ Patrullojmë së Bashku” .

Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës, qëllimi i implementimit të këtij  aktiviteti të përbashkët me shoqërinë civile, është ngritja e bashkëpunimit me qytetarët, si partnerët tanë kryesorë në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Patrullojmë së Bashku'

Bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, bashkëpunimit me qytetarët, si dhe gjendjen aktuale në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’ ka filluar të implementojë projektin e përbashkët “ Patrullojmë së Bashku”

Qëllimi i implementimit të këtij aktiviteti të përbashkët me shoqërinë civile,është ngritja e bashkëpunimit me qytetarët, si partnerët tanë kryesorë në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, pastaj shtimi i aktiviteteve, pikave të kontrollit dhe prezencës policore si dhe sensibilizimi i drejtuesve, të të gjitha kategorive të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion në përgjithësi e në veçanti atyre me fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat