Kuvendaret e rinj të Ferizajt regjistrohen si OJQ

Ferizaj

Kuvendaret e rinj të Ferizajt regjistrohen si OJQ

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:53
Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt

Që nga kjo e martë, pra me 13 korrik,  edhe zyrtarisht Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt është në regjistrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme si Organizatë Jo-Qeveritare.

Qëllimi i Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt është vetëdijesimi i të rinjve në vendimmarrje, shënim i ditëve simbolike përmes aktiviteteve sensibilizuese, promovimi i arsimimit dhe edukimit tek të rinjtë, promovimi i humanizmit, bashkëpunimi me institucione publike, promovimi i vlerave kulturore dhe artistike.

Qasja unike e deputetëve tanë ndaj realizimeve në forma profesionale të aktiviteteve rezulton gjithmonë në suksese. Përkushtimi që i'a bëjnë deputetët punës së KRF-së është i veçantë dhe

mjafton të shihen aktivitetet për të kuptuar një gjë të tillë.

Ky akt i hap dyert KRF-së edhe më tej për mundësi të reja bashkëpunimi me Institucione e Organizata të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat