Konfiskohen 34 patentë shoferë në Ferizaj

Ferizaj

Konfiskohen 34 patentë shoferë në Ferizaj

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Gjatë 7 ditëve të fundit në Ferizaj janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt.

Nga 19 korriku deri më 25 korrik, janë konfiskuar 34 patentë shoferë, e janë shkaktuar 41 aksidente trafiku.

Krahasuar me një javë më parë, është një rritje e konfisikimit të patentë shoferëve. Javën e kaluar u konfiskuan 28 sosh.

Ndërkohë gjatë javës së fundit janë ndarë 1198 gjoba trafiku.

Nga 41 aksidente, 23 ishin me dëme materiale e 18 me persona të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat