Edhe në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, mali kaplohet nga flaka

Ferizaj

Edhe në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, mali kaplohet nga flaka

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 00:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, një pjesë e malit është kapluar nga flaka.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç Ferizajt, zjarr pati edhe në Suharekë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, e Fushë Kosovë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se do të shqyrtojnë shqiptimin e masave ndaj të gjithë atyre që po i djegin hamulloret në Kosovë.

MBPZHR u ka bërë thirrje fermerëve që të ndalin praktikën e djegies së mbetjeve bujqësore pas të korrave.

Ministria e Bujqësisë thotë se djegia e hamulloreve po shkakton ndotje të ambientit dhe njëherësh po rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

“Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaft të larta, prandaj edhe djegia e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat