Në Ferizaj, burri e djeg gruan me cigare!

Ferizaj

Në Ferizaj, burri e djeg gruan me cigare!

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 21:57
42 vjeçarja në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj të premten ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.B, i cili dyshohet që të mërkurën ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Madje, S.B dyshohet edhe e ka djegur me cigare viktimën M.B në hundë, dorë dhe gjoks.

Viktima deklaroi për televizionin se burri ushtron vazhdimisht dhunë ndaj saj.

Andaj edhe të premten djegiet me cigare ia shkaktoi pikërisht pse kjo po e lajmëron burrin në polici.

42 vjeçarja kërkon ndihmë nga vullnet mirët që t’i gjejnë një vend banimi, në mënyrë që bashkë me fëmijët e saj të largohet nga ajo shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat