Komuniteti i ashkalinjëve bashkë në Ferizaj, Rrahmani: Lamë anash inatet, u bashkuam për qytetin

Ferizaj

Komuniteti i ashkalinjëve bashkë në Ferizaj, Rrahmani: Lamë anash inatet, u bashkuam për qytetin

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 00:23
Qazim Rrahmani

Komuniteti i ashkalinjëve në komunën e Ferizajt do të garojë në një listë të vetme në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani në Edicionin Special bëri të ditur se për të mirën e qytetit janë bashkuar dhe kanë lënë inatet anash.

“Të gjitha partitë e komuniteteve jemi bërë bashkë dhe kemi nënshkruar koalicionin e përbashkët që do të mbajë emrin “Lista e Alshkalinjëve” dhe bashkë do të garojmë në zgjedhjet e 17 tetorit”.

“Angazhimi im i vetëm do të jetë që t’i bëjë të gjithë ashkalinjët bashkë dhe në këtë koalicion të gjithë janë të komunitetit ashkalinj të Ferizajt dhe do të punojmë bashkë”.

“Deri tani mes subjekteve ka pasur përçarje dhe urrejtje që kishin të bëjmë me mospajtimin e ideologjive por tani kemi lënë egot dhe inatet anash dhe jemi bashkuar për qytetin e tonë”, tha Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat