​Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Ferizaj

​Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot ka arrestuar B.Xh., (1967), zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, nën dyshimet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person - qytetar me inicialet pa qenë i njëjti i regjistruar në librin amzë.

Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile.

B.XH. dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat