Qytetarja nga Ferizaj flet për njërin nga të dyshuarit në rastin e 18-vjeçares

Ferizaj

Qytetarja nga Ferizaj flet për njërin nga të dyshuarit në rastin e 18-vjeçares

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 12:01
Ferizaj

Donika Gashi, një qytetare nga komuna e Ferizajt shkruan se njërin nga të dyshuarit për vrasjen e 18-vjecares në Ferizaj, e që ende ndodhet në arrati e kishte pasur në shkollë, e se thotë se e kujton prej atëherë si djal problematik.

Gashi në Facebook shkruan se Dardan Krivaqa, që ndodhet në arrati, është njoftë në Ferizaj si djalë problematik, e se thotë se shumica ia kanë pasur frikën.

“Ky ka pas sjellje agresive gjithmonë dhe me aq sa di ka kryer vepra penale që nga shkolla fillore.

Kjo e bën edhe më të rëndë vrasjen e 18-vjeçares, pasi një krim i tillë do mund të parandalohej nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte si duhej”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat