Familja e 18-vjeçares që vdiq në Ferizaj hap të pamen

Ferizaj

Familja e 18-vjeçares që vdiq në Ferizaj hap të pamen

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Familja e 18-vjeçares, M.O që vdiq gjatë ditës së djeshme në Ferizaj i kanë hapur sot dyert për të pamje.

Policia ka bërë të ditur se tashmë nën pranga ka përfunduar një person, ndërsa, i dyshuari kryesor për këtë rast, Dardan Krivaqa ndodhet ende në arrati.

Merret vesh se dyshohet që 18-vjeçarja M.O që u dërgua dje në mesditë pa shenja jete në emërgjencën e Ferizajt, ishte duke bashkëjetuar tash e një kohë me 29-vjeçarin që është në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një person është ndaluar lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares që u la pa shenja jete në emërgjencën e kësaj komune, ndërsa, një person tjetër vazhdon të mbetet në arrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat