​Masat antiCOVID, gjobiten 98 qytetarë në Ferizaj

Ferizaj

​Masat antiCOVID, gjobiten 98 qytetarë në Ferizaj

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot nga ora 08:00-16:00, përveç 40 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 98 gjoba ndaj qytetarëve, të cilët nuk i kanë respektuar masat.

Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar t’u shqiptojë gjoba.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aktivitete të tilla në parandalim dhe respektim të masave antiCOVID-19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Policia apelon qytetarët dhe pronarët e lokaleve që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat