Imami që vizitoi afganët në Ferizaj: Çdo gjë është bërë gati që ata të bëjnë jetë të përshtatshme aty

Ferizaj

Imami që vizitoi afganët në Ferizaj: Çdo gjë është bërë gati që ata të bëjnë jetë të përshtatshme aty

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:47
Labinot Maliqi ka vizituar dje shtetasit afganë që janë vendosur në ish-kampin e “Bechtel&Enkas”, në Ferizaj.

Imami i Xhamisë së Ferizajt, Labinot Maliqi ka vizituar dje shtetasit afganë që janë vendosur në ish-kampin e “Bechtel&Enkas”, në Ferizaj.

Ai konsideroi se kjo vizitë për të ishte historike dhe shumë emocionuese.

Imami Maliqi konfirmoi se çdo gjë është bërë gati që shtetasit afganë të bëjnë një jetë të përshtatshme aty.

“Dje ishte një vizitë që e konsideroj historike por edhe shumë emocionuese. Një vizitë disa orëshe ku pata mundësinë që t’i shoh nga afër punimet e fundit që janë duke i kryer ushtria e ShBA-së, për t’i sistemuar refugjatët afganë që janë  duke ardhur ardhur dhe ata që momentalisht janë në Kosovë. Aty me sa pashë, pothuajse edhe punimet janë në përfundim e sipër. Është rregulluar në mënyrë tepër të përshtatshme, tepoër të rehatshme dhe profesinale. Pra ishyte punuar aq bukur sikur të punoheshim me duart e atyre që vinin aty”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për ndarjen e kampeve të banimit për afganët.

“Janë disa kampe të banimit. Ka kamp të veçantë për familjet. Ka kamp ku do të vendosen vetëm meshkujt që kanë ardhur pa familje dhe është kampi ku do të venmdosen gratë me fëmijët e tyre nëse nuk e kanë një përcjellës”, ka thënë më tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat