Sollën substanca narkotike nga Shqipëria në Kosovë, u caktohet paraburgim dy personave

Ferizaj

Sollën substanca narkotike nga Shqipëria në Kosovë, u caktohet paraburgim dy personave

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:31
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.R.. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kësaj gjykatë, “pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se nga viti 2020 deri më 25.09.2021, në një fshat në Komunën  Hani Elezit, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, janë siguruar të dhënat të rëndësishme, se i pandehuri B.T. është duke bashkëpunuar me persona të ndryshëm, me qëllim të eksportimit ose importimit, të substancave apo preparateve, të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.

Në atë mënyrë që fillimisht substancën narkotike e sjellin nga Shqipëria, e sistemojnë në Ferizaj, më pas duke shfrytëzuar mjete transportuese e dërgojnë në një fshat komunës së Hanit të Elezit dhe nga aty për në territorin e Maqedonisë së Veriut, me ç ‘rast më 25.09.2021, rreth në Prishtinë, marrin substancën e dyshuar narkotike të llojit Kokainë nga i pandehuri I.S., më pas në Han të Elezit, përkatësisht në rrugën për në fshatin Dremjak, në kuadër të planit operativë nga ana e DHTN-së në Ferizaj, ndalohen dhe gjatë kontrollit sekuestrohet sasia e substancës së dyshuar narkotike të llojit Kokainë, peshë prej 205 gram, të cilën substancë e kishin poseduar në mënyrë të paautorizuar me qëllim shitje apo shpërndarje”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat