Qytetari nga Ferizaj dorëzon portofolin e gjetur

Ferizaj

Qytetari nga Ferizaj dorëzon portofolin e gjetur

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 08:40
Gjesendet e gjetura

Me datën 02.10.2021 rreth orës 15:00 një qytetar nga Ferizaj Imer Zekolli, i moshës 65 vjeçar, pensionist, në rrugën "Gjon Serreqi "në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste Lirie Beqirit, e moshës 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute.

Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares Lirie Beqirit i kthehen paratë 182.50 € dhe dokumentet e saj.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Imer Zekolli për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat