61 vjeçari nga Ferizaj e kthen portofolin e humbur me para dhe dokumente

Ferizaj

61 vjeçari nga Ferizaj e kthen portofolin e humbur me para dhe dokumente

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Shyqeri Hamidi, 61 vjeçar nga Ferizaj, i pa punësuar, ka gjetur dje një portofol me para dhe dokumente të humbura tek nënkalimi.

Portofoli i përkiste Ditika Zymberit , e moshës 31 vjeçare nga Gjilani.

Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë,  pronares Ditika Zymberit i kthehen paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Hamidin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat