Haradinaj: Aleanca është pjesë e suksesit në Ferizaj

Ferizaj

Haradinaj: Aleanca është pjesë e suksesit në Ferizaj

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 11:04
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, iu është drejtuar qytetarëve të Ferizajit për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai tha se qytetarët e Ferizajit janë të zotë dhe iu kanë prirë të gjitha proceseve për ndërtimin e qytetit.

“Ferizaji është storie e suksesit, duke e ndërtuar qytetin e vet dhe të qytetarëve të vet, qytetarë të zot që iu kanë pri të gjitha proceseve që kanë ndodhur deri më sot, dhe jam shumë i bindur që me sukses qytetarët e tij do të ecin më tutje” tha kreu i AAK-së, duke e cilësuar Ferizajin si storie të suksesit.

Haradinaj po ashtu ka kërkuar besimin e qytetarëve për kandidatin e Aleancës për kryetar të komunës së Ferizajit, Arben Halilin.

Haradinaj tha se “Aleanca është pjesë e sukseseve në Ferizaj, dhe jam shumë krenar që sot qëndroj me qytetarët e Ferizajit, dhe jam i nderuar të kërkoj votën tuaj për kandidatin tonë për kryetar, Arben Halilin”, përfundoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat