Në muajin shtator të vitit 2021 është shënuar rënie të krimit në Ferizaj

Ferizaj

Në muajin shtator të vitit 2021 është shënuar rënie të krimit në Ferizaj

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:33
Takimi i stafit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj

Drejtori Rajonal, Nënkoloneli Basri Shabani, ka thirrur sot në takim mujor të gjithë komandantët e stacioneve policore, shefat e njësive rajonale dhe atyre të centralizuara, për të prezantuar analizën e raportit mujor për muajin shtator të vitit 2021, të krahasuar me muajin shtator të vitit 2020.

Në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt. 

Në muajin shtator të vitit 2021 është shënuar rënie të krimit në përgjithësi, krahasuar me muajin shtator të vitit 2020 :

Krimi në përgjithësi ka shënuar rënie nga 325 raste në 322 , apo  - 0.9 %
Veprat penale nga 269 në 238,  apo -11.5 %
Edhe sa i përket krimeve kundër pasurisë kemi pasur rënie të këtyre veprave :

Vjedhjet e rënda nga 27 në 21 apo -22.2 %
Vjedhjet nga  57 në 37 apo – 31 . 1 %
Gjithashtu ka pas disa aktivitete të shtuara në arrestimin e personave të kërkuar nga policia dhe me urdhëresë të gjykatave .

Arrestime nga 38 në 51 persona , apo + 34.2 %
Urdhëresa të realizuara të gjykatës nga 167 në 279 , apo 42.9 %
Ndërkaq, është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë në disa fusha, me theks të veçantë,  parandalimin e aksidenteve në komunikacion, vazhdimin e aktiviteteve të policisë me automjete dhe rroba civile në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në lokacione të ndryshme.

Nga 89 aksidente sa kanë ndodhur në shtator të vitit 2020,  në shtator të vitit 2021 kanë ndodhur 113, apo rritje për  + 27 %

Ndërsa sfidë për policinë rajonale është vlerësuar të jetë Pandemia Covid-19, e cila po kërkon angazhim për policinë 24 orë në ditë.

Po ashtu nga komandantët e stacioneve dhe shefat e njësive rajonale, është kërkuar që të shtohen aktivitetet e policisë edhe në fusha tjera, sipas Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar  Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji: në grumbullimin e informacioneve për vjedhjet dhe vjedhjet e rënda, grabitjet, krimin e organizuar fajdetë, drogat, informacione rreth dukurive negative rreth shkollave, informacione rreth kapjes së personave të kërkuar me urdhëresë nga gjykata etj .

Në fund të këtij takimi u përcaktuan edhe prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim , që rajoni ynë të kalojë pa incidente dhe aksidente në komunikacionin rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat