Nga PTK ishte kërkuar më parë të ndërronte shtyllën, ku sot vdiq Naser Qerimi

Ferizaj

Nga PTK ishte kërkuar më parë të ndërronte shtyllën, ku sot vdiq Naser Qerimi

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 21:53
Naser Qerimi

Nuk po mund ti ndal lotët kur po sheh vendin ku i vdiq familjari.

Të enjten ndërroi jetë montatori i PTK-së, Naser Qerimi, derisa po rregullonte një shtyllë telefonike në rrugën “Vezir Jashari” në Ferizaj e cila ishte e kalbur.

Basri Mustafa, që pa ngjarjen po  thotë se kjo shtyllë ishte shumë e dobët për të mbajtur persona në të, e për këtë shkak  kishte kërkuar nga PTK që të sillte dikënd nga punëtorët që të bëjë një zgjidhje për këtë shtyllë e cila ishte e kalbur dhe e mbi ngarkuar nga telat.

E Milazim Qerimi i afërm i të ndjerit po thotë se viktima ka qenë tejet i përkushtuar në punë, bile ka punuar edhe ditëve të pushimit, pavarësisht mungesës së kushteve të punës.

Qerimi nuk e mohon mundësinë që i afërmi i tij të ketë vdekur si pasojë e kushteve të punës.

E policia tashmë po merret me rastin.

E Arsim Bilalli përmes postës elektronike tha se PTK do marrë të gjitha obligimet ligjore që i takojnë me ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat