Pacolli në Ferizaj: Fuqizimi i AKR-së do të thotë zhvillim ekonomik i Kosovës

Ferizaj

Pacolli në Ferizaj: Fuqizimi i AKR-së do të thotë zhvillim ekonomik i Kosovës

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 19:34
Pacolli në Ferizaj

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të Aleancës Kosova e Re, presidenti i partisë, z.Behgjet Pacolli ka vizituar sot Ferizajn, ku është takuar me strukturat e partisë në këtë qytet.

Pacolli e inkurajoi Koordinatorin e AKR-së në Ferizaj, z.Labinot Tahiri, si dhe strukturat e partisë në këtë qytet, që të angazhohen fuqishëm në ngritjen e kapaciteteve të Aleancës Kosova e Re.

Duke folur për situatën në Kosovë, lideri i AKR-së tha se gjendja ekonomike në vend kërkon masa emergjente në mënyrë që qytetarëve t’ju kthehet shpresa.

Pacolli mes tjerash tha se AKR po fuqizohet çdo ditë dhe po gjen mbështetje veçanërisht tek rinia e cila është e interesuar për programin ekonomik-zhvillimor të partisë.

“AKR është shpresa e vetme për qytetarët e Kosovës, fuqizimi i AKR-së do të thotë zhvillim ekonomik i Kosovës. Ne duhet të punojmë ditë e natë që të fuqizojmë AKR dhe ta drejtojmë Kosovën, ta zhvillojmë ekonomikisht atë dhe të sigurojmë një jetë më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët tanë”, është shprehur Pacolli.

Numri një i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se nën qeverisjen e AKR-së, Ferizaj do të shndërrohet në qendër punësimi, e kjo për shkak të kapaciteteve dhe pozitës strategjike që ky qytet e posedon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat