Policia inspekton vend punishtet e ndërtimtarisë në rajonin e Ferizajt

Ferizaj

Policia inspekton vend punishtet e ndërtimtarisë në rajonin e Ferizajt

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 16:03
Sektori Rajonal i hetimeve DRP Ferizaj

Sektori Rajonal i hetimeve DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe zyrtarët e ATK-së, muajin e kaluar kanë realizuar një operacion të bazuar në planin operativ “Inspektimi 2016”, ku qëllimi i këtij plani operativ ka qenë kontrollimi dhe inspektimi i vend-punishteve të ndërtimtarisë në rajonin e Ferizajt.

Shkak për këto inspektime ishte ndikimi preventiv dhe parandalimi i lëndimeve dhe vdekjeve aksidentale në punishtet e ndërtimtarisë, duke rritur masat e sigurisë për personelin gjatë kryerjes së punëve,pasi dihet se numri i personave-punëtorëve të cilët viteve dhe kohëve të fundit kanë pësuar lëndime aksidentale gjatë punës e fatkeqësisht disa dhe kanë humbur jetën,është për tu shqetësuar.

Gjatë realizimit të këtij plani operativ i cili ka zgjatur disa ditë, janë inspektuar gjithsej.

15 vendpunishte,kurse në disa prej tyre ka pasur edhe ri-inspektime me qëllim të verifikimit se sa janë zbatuar rekomandimet dhe vërejtjet e gjetura lidhur me përmirësimin e kushteve dhe sigurisë së punëtorëve.

Ndaj katër përgjegjësve të punishteve,inspektorët e punës kanë shqiptuar masa ndëshkimore, kurse një numri  i është tërhjekur vërejtja për disa parregullësi lidhur me sigurinë në punë dhe përmirësimin e kushteve të punës.

DRP e Ferizajt,  paralajmëron se operacione të ngjajshme do të kryhen edhe në komunat tjera të Rajonit të Ferizajt, të cilat janë në kuadër të zonës së përgjegjësisë së policisë së kësaj drejtorie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat