Arrestohen personat që organizuan alarmin për bombë në Ferizaj

Ferizaj

Arrestohen personat që organizuan alarmin për bombë në Ferizaj

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 17:52
Policia e Kosovës

Policia e Rajonit të Ferizaj bën të ditur se ka arrestuar dy vëllezër si të dyshuarit kryesorë, të cilët për të shkaktuar alarm për bombë kanë vendosur një pako në sheshin kryezor të Ferizajt. Në pako ishin shkruar fjalët “Mos prek bomë”; “lajme ISIS”.

“Sot rreth orës 07:30 minuta, policia në Ferizaj, ka marr një informatë për një pako të dyshimt, të vendosu në Sheshin Kryesor të Ferizajt, në afërsi të objektit të Kuvendit Komunal. Në këtë pako ishin shkruar, shprehje si: “ Mos prekë, bombë”, “rrezik për jetë”, “lajme ISIS”, etj. Njësitë përkatëse policore, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, janë njoftuar njësitet përkatëse hetuese të Stacionit, të Sektorit Rajonal të Hetimeve si dhe Njësia Policore për Deminim, e cila ka bërë këqyrjen e pakos, e cila ishte e mbushur me mbeturina dhe ambalazhe të zbrazët të materialeve higjienike." thuhet në  komunikatën e dërguar nga Policia.

Më tej bëhet e ditur se "Pas heqjes së pakos dhe zhbllokimit të vendit të ngjarjes, Njësitet hetimore të DRP-së në Ferizaj, pas një pune intensive në terren, bashkëpunimit me qytetarë dhe këqyrjes së incizimeve të kamerave të sigurisë, kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy persona të dyshuar, (vëllezër), të komunitetit ashkali, banues në Ferizaj."

Të dyshuarit janë Jeton G. (25 vj.) dhe Jetmir G. (21 vjeç) të cilët në tërësi e kanë pranuar veprën e kryer. 

Policia njofton se të dyshuarit janë nën masën e ndalimit policor dhe të intervistimit të mëtutjeshëm si dhe të procedurave të tjera hetimore lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat