Thaçi: Universiteti i Ferizajt po i plotëson kërkesat e tregut të punës

Ferizaj

Thaçi: Universiteti i Ferizajt po i plotëson kërkesat e tregut të punës

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 12:54
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur në takim rektorin, sekretarin dhe prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin, sekretarin dhe prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Nga rektori Bajraktari, ai është informuar për mbarëvajtjen e universitetit, për programet dhe për projektet infrastrukturore.

Kreu i shtetit ka theksuar se Universiteti i Ferizajt brenda një kohë të shkurtër është shndërruar në një institucion të arsimit të lartë profesional jo vetëm për Ferizajn, por edhe për rajonin.

“Ju përgëzoj juve, stafin dhe studentët që me punë dhe përkushtim keni ndërtuar një universitet, që ofron programe të veçanta në Kosovë dhe rajon. Në këtë universitet janë duke studiuar edhe shumë të rinj nga Maqedonia, Shqipëria dhe qytete të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari, ka falënderuar presidentin për mbështetjen që i ka dhënë universitetit në vitet e fundit.

Bajraktari ka theksuar se krahas programeve studimore janë duke punuar edhe në krijimin e infrastrukturës universitare.

Ndërkaq, numri një i Kosovës, ka shtuar se përmes specifikave të tij ky universitet është bërë shembull i ndërlidhjes së kërkesës së tregut të punës, me ofrimin e programeve studimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat