Bora në Ferizaj arrin në 34 centimetra

Ferizaj

Bora në Ferizaj arrin në 34 centimetra

Më: 5 janar 2017 Në ora: 22:52
Ferizaji

Të reshurat e pandërprera të borës kanë shkaktuar bllokime të shumë rrugëve në vend.

Një ndër rajonet që ka hasur më së shumti në probleme është Ferizaji.

Sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, trashësia momentale e borës në stacionin meteorologjik në Ferizaj është 34 centimetra, ndërsa temperatura momentale është -3 gradë Celsius.

Aliu në Facebook ka shkruar se qarkullimi në rrugët e këtij rajoni është vështirësuar shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat