Lansohet pulla postare e Ferizajt

Ferizaj

Lansohet pulla postare e Ferizajt

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:38
Pulla postare e Ferizajt

Posta e Kosovës, e ka lansuar pullën postare me qytetin e Ferizajt.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Sejdi Hoxha, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës.

“Sot pata kënaqësinë të nënshkruaj vendimin që të vëjmë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Qytetet e Kosovës – Ferizaj”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në Facebook.

“Ferizaj është njeri nder qytetet me te zhvilluara te Republikës se Kosovës, ne të cilin kultivohen vlera të larta të qytetarisë, vlerat e këtij qyteti do te përfaqësohen në të gjitha vendet e botës përmes këtyre pullave postare”.

“Urime për te gjithë qytetarët e Ferizajt”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat