Kryetari Svarqa priti futbollistët dhe stafin e KF “Ferizaj”

Ferizaj

Kryetari Svarqa priti futbollistët dhe stafin e KF “Ferizaj”

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:02
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot stafin dhe futbollistët e KF “Ferizaj”, për t’i inkurajuar drejt synimeve dhe rezultateve të reja në sezonin pranveror.

Pritja u bë në prag të fillimit të stërvitjeve që futbollistët e KF “Ferizaj” do t’i zhvillojnë gjatë ditëve të ardhshme në Durrës, për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin vijues të garave në superligën e Kosovës.

Me këtë rast kryetari i Komunës u tha futbollistëve se do ta kenë mbështetjen e pushtetit lokal me të gjitha mundësitë që janë në dispozicion, për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe stërvitje. Ai gjithashtu kërkoi nga kryesia, shtabi i klubit dhe futbollistët, angazhim dhe seriozitet, në kohën kur vendit tonë i janë hapur mundësitë garuese edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa konkurrenca, nuk është më vetëm e brendshme.

Kryetari i kryesisë së KF “Ferizaj” Ekrem Mustafa, u zotua për punë me përgjegjësi dhe përpjekje maksimale të të gjithë anëtarëve të klubit, për rezultate sa më të mira në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat