Vetëvendosje: Punësimet në institucione mbi baza partiake

Ferizaj

Vetëvendosje: Punësimet në institucione mbi baza partiake

Më: 28 janar 2017 Në ora: 21:34
Pamje nga konferenca e Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë ajo, punësimet partiake e nepotiste që po bëhen nëpër institucionet shëndetësore të Ferizajt.

Sipas Shyqeri Hysenit nga Nënkomiteti për Shëndetësi i LVV-së, pushteti ka refuzuar të pranojnë në punë mjekë me përvojë 3 vjeçare vetëm pse nuk janë bashkë partiakë të qeveritarëve.

 

Më poshtë u sjellim komunikatën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj.

 

Pranimet dhe mospranimet

Këtë reagim po e bëjmë jo për qeveritarët, jo për klasën qeverisëse por për qytetarët. Se deri ku ka shkuar kapja e shtetit, papërgjegjësia ligjore, manipulimet, inatet e paskajshme të qeveritarëve që po manifestohen jo më me dyfytyrësi, por me shumëfytyrësi deri në hakmarrje e urrejtje patologjike, kur njeriu humb toruan duke humbur kështu kontrollin mbi arsyen. Kështu pranimet e punëtorëve në institucionet e ndryshme bëhen klienteliste, familjare, militanteske, por nuk përjashtohen edhe ato imponuese dhe kërcënuese.

 

Kështu edhe është vështirë të kuptosh se si mjekët me përvojë trevjeçare, me mbi 30 mijë ekzaminime, diangostikime e trajtime nuk pranohen në punë, ndërsa në punë pranohen pa asnjë ditë përvojë. Se në punë pranohen bashkë partiakët dëshmon edhe e dhëna se në tubimin e punëtorëve shëndetësorë në shtëpinë e bardhë pra në selinë e subjektit të tij, ku është thënë nga z.Sfarqa me ftesë dhe urdhëresë se pjesëmarrja është e domosdoshme e datës 25.10.2016 e orës 14:30, ku z.Sfarqa deklaron: “Kush më ndihmon do t’i ndihmoj, ndërsa ai që nuk do të më ndihmoj nuk do t’a lë të vdes, por nuk do t’i ndihmoj.” Kështu ndodhë vazhdimisht, thua se vazhdimisht ka fushatë elektorale, kështu gjithherë duke kërkuar që të aderohet në partinë e tij. Kështu bëri edhe me Caritas Kosova ku punësoj partiakë, klientelist etj. Po kështu edhe drejtori i DSHMS-së z.Karameta u shpreh se familjarë të mjekëve që nuk janë pranuar dhe nuk pranohen në mënyrë direkte e atakojnë qeverisjen dhe shëndetësinë ferizajase. Edhe kryetari I komisionit për pranim u shpreh se ka të tjerë kandidatë që patjetër duhet t’ju ndihmoj, madje edhe me emra, por as ashtu nuk ndodhi. Anëtarët e tjerë të komisionit u shprehën se kanë dhënë nr maksimal të pikëve (ka u tretën pikët dhe nga kush?).

 

Mjekët (Flamur Llabjani, Bajram Ajeti, Erita Gojani) dhe deklaratat e tyre se ne në intervistë do të kemi së paku nga 10 pikë më shumë se të tjërët është dëshmi se këta janë pranuar edhe para testit me shkrim e me gojë. Edhe pranimi i një mjeku (Bajram Ajeti) në përfundim të vitit të dytë të specializimit nga mjekësia familjare që t’i mundësohet atij që të kthehet te familja në Kanada si mjek familjar, e jo për t’u vendosur në Ferizaj e për t’i kontribuar atij. Në ditën që mbahej intervista me shkrim disave (Flamur Llabjanit, Bajram Ajetit, Erita Gojanit) ju dërgohet lista e pyetjeve prandaj i mbetet prokurorisë të hetojë rastin. Ky pra është konkursi, është pranimi, ky është absurdi, ky është KK I Ferizajt, ky pra është Sfarqa. Kjo është një nga arsyet pse disa të rinjë me datë 06.12.2016 dogjën diplomat e tyre në shenjë revolte sepse aty ku nevojitet diploma bënë edhe pa diplomë. Shtrohet pyetja: Si është e mundur që mjekët që kanë punuar tre vjet nuk i paskan plotësuar kushtet; çka paskan bërë ata për ato tre vjet me nga 30 mijë pacient? Kanë ditur ti trajtojë apo jo, nëse po pse nuk janë pranuar. Nëse jo, si keni lejuar që për tre vjet të punohet pa ditur? Çfarë dëmi ju keni sjellë apo kanë pasur mundësi të iu sjellin qytetarëve?

Përgjegjësia është e KK Ferizaj- DDSHMS.

 

Ju pra z.Sfarqa, Z.Karameta e z. Neziri mjekët me stazh prej tre vjetësh që nuk i pranuat, nuk i keni ekzekutuar fizikisht, por psiqikisht po se po. Natyrisht jo të gjithë, sepse këta me profesionin që kane e kanë tejkaluar ; po sikur të ishit ju ose familjet tuaja a do ta kishit tejkaluar? Na thuani se çfarë punoni ju, ku jeni, në Kosovë apo gjetiu? Ju pra mos u ndalni së ekzekutuari sa të mundeni kështu, sepse një ditë që agon me errësirë përfundon.

 

Të pretendosh për diçka të mirë si i pari është mrekullia vetë por të bëhesh pjesë e një numri të njerëzve që në 4 ose 5 dekada recidivojnë për të keq është trishtim.

 

Se këto mospranime janë hakmarrje e pranojnë dhe e pohojnë të gjithë kolegët e tyre. Në ligjet shqiptare, me decenie ndoshta edhe shekuj është sanksionuar hakmarrja ndaj fëmijëve dhe femrave (grave). Këtë e bëri z.Sfarqa me stafin e tij si recidivistë pas katër ose pesë decenie kur nje mësues në komunën e Prizrenit u hakmuarr ndaj nxënësve (fëmijëve).

 

Ne z.Sfarqa nuk kemi asgjë personale me ty dhe stafin tënd, kemi problem me qeverisjen tuaj sepse kjo nuk është veti e shqiptarëve, është veti e njerëzve të Karpateve, është veti e ndonjë konduktori që paratë ti merr e biletën nuk ta jep, është pra veti e njerëzve të ligj.

 

Në instancën e fundit çka mund të thotë njeriu për një kryetar I cili befasohet që në mes të dimërit (Janar) bie borë duke dashur të shfajësohet për bllokimin e 110000 banorëve sa ka komuna jonë. Befasuese z.Kryetar do të ishte sikur bora të kishte rënë në korrik apo gusht. Po deklaratat se rrugët janë të hapura dhe se qarkullimi është normal, janë irituese dhe do të kishin kuptim sikur qytetarët të ishin të verbër. Faji këtu është te tenderët. Ky është rasti më eklatant që vërteton se nuk ka projekt, donacion, investim I vogël apo I madh që nuk është krijuar huti,aferë apo skandal, abuzim, lajthitje e të gjitha këto vetëm e vetëm për t’u pasuruar, për të zhvatë sa më shumë që është e mundur këtë shtet të varfër që sapo është lindur dhe ka filluar të rritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat