I dyshuari për hedhjen e sprejit në Gjimnazin Shoqëror “Shaban Hashani” në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Lajmin e kanë bërë të ditur policia e rajonit të Ferizajt.
I dyshuari A.M., i vitit 2000, është arrestuar dje pasi i njëjti edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.
I mituri është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, sipas policisë e ka pranuar veprën në tërësi.
“Me urdhër të prokurorit, i dyshuar dërgohet në mbajtje për 24 orë deri në procedimin e lëndës në Prokurorinë e Shtetit”.
Nga ky incident kishin kërkuar ndihmë mjekësore shtatë nxënës nga po kjo shkollë në Ferizaj.