Labinot Tahiri zgjedhet kryetar i AKR-së për Ferizaj

Ferizaj

Labinot Tahiri zgjedhet kryetar i AKR-së për Ferizaj

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 17:07
Këngëtari Labinot Tahiri ne Kuvendin zgjedhor te AKR-se

(E plotësuar) - Në kuvendin e katërt zgjedhor të degës së AKR-së në Ferizaj, kryetar i kësaj dege është zgjedhur Labinot Tahiri, i cili tha se data 14 shkurt do të jetë datë historike për të dhe për Ferizajn.

Ai tha se kurrë nuk do të jenë inferiorë e oportunistë, por do të jenë liberalë, demokratë e transparentë.

Tahiri: 14 shkurti e vitit 2017 do të jetë datë historike

“Data 14 shkurti e vitit 2017 do të jetë datë historike për mua dhe Ferizajn, këtu jam me dëshirë, pasion, me plot energji. Këtu jam që ëndrrën time ta bëj realitet për ju dhe Ferizajn. Gjatë rrugës jetësore gjithherë më kanë përcjellë sfida të ndryshme dhe unë tash për çudi jam pjesë e pandarë e sfidave, pra me këtë rast nuk jam i vetmi, jemi të gjithë ne që do të sfidojmë të keqën dhe t’i dalim në ballë vetëm e vetëm që t’ua kthejmë shpresën qytetarëve tanë. Parimet tona do të jenë parullë reforme, kurrën e kurrës nuk do të jemi inferiorë e oportunistë, përkundrazi do të jemi liberalë, demokratë e transparentë, do të reflektojmë barazi, respekt gjithë shoqërorë me përgjegjësinë më të lartë”, tha ai.

Tahiri tha se lidershipi do të jetë lidership i parimeve, kritereve dhe i vlerave, por kurrë autokratike, por vetëm meritokratike. Gjithashtu, ai tha se me AKR-në dhe me Pacollin janë zotuar se do të bëhen kurban të këtij populli.

Ndërsa, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli tha se është nder të kesh afër vetës një njëri si Labinot Tahiri. Gjithashtu ai tha se po kurorëzojnë punën e një dege shumë të rëndësishme të AKR-së dhe se tha se janë të bindur që janë në rrugë të drejt.

Pacolli: Do të bëjmë aleancë me qytetarët

“Jam shumë i bindur se jemi në rrugë të drejtë, jam shumë i bindur se pas pak muajve do të mblidhemi kështu, ndoshta edhe në numër më të madh dhe të festojmë synimin tonë, arritjen e qëllimeve tona. E arritja e synimeve tona, është që ne të arrijmë të krijojmë një aleancë të vërtetë me qytetarët e Ferizaj dhe në krye të aleancës të kemi njeriun e duhur, i cili do të udhëheq me këtë aleancë jo vetëm me Aleancën Kosova e Re, por me aleancën e krejt qytetarëve të Ferizaj”, tha ai.

Babai i Labinot Tahirit, Islam Tahiri tha se ai e ka treguar veten jo veç tash, por gjithherë. I pyetur se a e ka zgjedhur partinë e duhur ai u përgjigj se po, pasi që sipas tij Pacolli e ka treguar vetën çdo kund.

Tahiri: Labi e ka treguar veten gjithherë

“Labi e ka treguar vetën jo veç tash, por edhe gjithherë, unë nga zemra i dëshiroj të mirat së pari popullit tonë dhe suksese edhe AKR-së”, tha ai.

Labinot Tahiri u bë pjesë e Aleancës Kosova e Re me 23 maj 2016, ndërsa gjatës së sotme kishte shkruar në Facebook se nëse zgjidhet kryetar i degës, atëherë do të garojë edhe për kryetar të kësaj komune.

Image

Labinot Tahiri zgjedhet kryetar i AKR-së për Ferizaj

Këngëtari Labinot Tahiri është zgjedhur sot kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re në Ferizaj.

Zgjedhja e tij për kryetar të AKR-së është bërë sot pas një Kuvendi zgjedhor në këtë degë të partisë që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat