Sfarqa: Dëshira ime po realizohet sot, i madhi Ismail Kadare viziton Ferizajin

Ferizaj

Sfarqa: Dëshira ime po realizohet sot, i madhi Ismail Kadare viziton Ferizajin

Nga: P.R Më: 6 prill 2017 Në ora: 09:01
Muharrem Sfarqa dhe Ismail Kadare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa është shprehur i lumtur, që sipas tij dëshira e kamotshme do të realizohet sot.

“Prej kohësh kam bashkëjetuar me idenë dhe dëshirën që një ditë në Ferizaj të qëndrojë shkrimtari më i madh i gjallë shqiptar, Ismail Kadare, për t’i shprehur nderimet tona, për t’i treguar se sa e lexojmë dhe sa e nderojmë veprën e tij.Dhe, kjo dëshirë po jetësohet. Shkrimtari, me veprat e të cilit janë rritur dhe edukuar breza të tërë ferizajasish, do të jetë midis nesh sot pasdite”, ka shkruar Sfarqa, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë”

Prej kohësh kam bashkëjetuar me idenë dhe dëshirën që një ditë në Ferizaj të qëndrojë shkrimtari më i madh i gjallë shqiptar, Ismail Kadare, për t’i shprehur nderimet tona, për t’i treguar se sa e lexojmë dhe sa e nderojmë veprën e tij.Dhe, kjo dëshirë po jetësohet. Shkrimtari, me veprat e të cilit janë rritur dhe edukuar breza të tërë ferizajasish, do të jetë midis nesh sot pasdite. Jam i bindur se me vizitën e këtij kolosi të letrave, do të ndihet mirë çdo ferizajas, prandaj e kemi rastin e rrallë që t’i ofrojmë mikpritje, ashtu siç e meriton. Në shenjë nderimi, shkrimtarit Ismail Kadare do t’i japim çmimin “Finesa”, për merita të jashtëzakonshme në afirmimi e letërsisë shqipe dhe popullit shiptar në botë, si dhe për kontribut të çmuar dhënë letërsisë së përbotshme. Gjithashtu sheshin tek teatri “Adriana Abdullahu” do ta emërtojmë me emrin e Ismail Kadaresë. Jam i bindur se po na bëhet nder i madh që ta kemi në mesin tonë për disa orë krijuesin e madh dhe të ndajmë me të disa çaste miqësie e mikpritjeje. Prandaj, duke i uruar mirëseardhje z. Kadare, ditën e sotme e konsideroj si ditë feste për ferizajasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat