Islam Tahiri, babai i Labinot Tahirit të AKR-së pranon mirënjohje nga Dega e LDK-së në Ferizaj

Ferizaj

Islam Tahiri, babai i Labinot Tahirit të AKR-së pranon mirënjohje nga Dega e LDK-së në Ferizaj

Më: 8 maj 2017 Në ora: 12:46
Islam Tahiri, babai i Labinot Tahirit me Muharrem Sfarqen

Islam Tahiri, babai i Labinot Tahirit, këngëtarit e kandidatit të AKR-së për kryetar të Ferizajit ka marrë mirënjohje nga Dega e LDK-së në Ferizaj.

Mirënjohjen e ka pranuar nga kryetari i komunës dhe i Degës së LDK-së Muharrem Sfarqa i cili në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vjeshtë, do të jetë kundërkandidat i Labinot Tahirit, djalit të Islam Tahirit, i nderuar me mirënjohje për kontributin e tij disa vjeçar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega në Ferizaj.

Kjo mirënjohje shpreh traditën e familjes Tahiri në LDK dhe vazhdimësinë e anëtarësisë në LDK të Islam Tahirit, pavarësisht faktit se djali i tij tash është kandidat i AKR-së për zgjedhjet lokale në Ferizaj.

Se a do të votojë tradicionalisht për LDK-në apo për djalin e tij Islam Tahiri kjo është çështje personale e tij por pranimi i mërnjohjes nga Dega e LDK-së flet më shumë se sa “sekreti” i votës së tij në zgjedhjet e ardhshme lokale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat