A do të kandidojë Sfarqa përsëri për kryetar të Ferizajt? Ja çfarë thotë ai

Ferizaj

A do të kandidojë Sfarqa përsëri për kryetar të Ferizajt? Ja çfarë thotë ai

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 19:20
Muharrem Sfarqa

Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor kanë bërë që partitë politike të fillojnë punët nëpër degë që të nxjerrin kandidatët për kryetarë të komunave.

Afati për certifikimin e këtyre kandidatëve i dhënë nga KQZ-ja është deri më 22 gusht, ku partitë duhet të dorëzojnë listat e tyre me kandidatë për kryetarë dhe asamblesitë.

Në mesin e komunave kryesore ku pritet të zhvillohet garë e ashpër mes partive është edhe Ferizaj.

Kryetari aktual, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Sfarqa, nuk e di nëse do të kandidojë edhe për një mandat.

I pyetur se a do të rikandidohet për kryetarin e Ferizajt, ai është përgjigjur shkurt: “Për këtë vendos partia”.

Sfarqa ka thënë se gjatë këtij mandati ka realizuar më shumë se që ka premtuar.

“I kemi tejkaluar premtimet. Kemi realizuar më shumë se që kemi premtuar”, ka thënë Sfarqa. Si kandidat për kryetar të Ferizajt janë përmendur edhe Labinot Tahiri nga AKR-ja, Agim Aliu nga PDK, dhe Dardan Sejdiu nga VV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat