Vajza e Adem Salihajt në listën zgjedhore për asambleiste - Bota Sot
Vajza e Adem Salihajt në listën zgjedhore për asambleiste

Ferizaj

Vajza e Adem Salihajt në listën zgjedhore për asambleiste

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 23:02
Qëndresa A. Salihaj

Vajza e Adem Salihajt, Qëndresa A. Salihaj  do të jetë në listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga radhët e LDK-së.

“Pas besimit që më është dhënë për të kandiduar si asambleiste nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Ferizajt, shprehë falënderim ndaj Zotit për shëndetin, familjes për mbështetjen e vazhdueshme, shoqërisë për motivimin, nëndegës për propozimin si dhe degës së LDK-së në Ferizaj për besimin që ma kanë dhënë që të kandidoj në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Zotohem që do të jem një përfaqësuese e denjë në këtë detyrë dhe se do të jem e gatshme çdo herë që të punoj për të mirën e qytetit tim si dhe zëri im në kuvendin komunal do të jetë zëri i qytetarëve të komunës sime”, ka thënë ajo.

Në zgjedhjet e para lokale, Adem Salihaj u zgjodh Kryetar i Komunës, për t’u rikonfirmuar në këtë post edhe në zgjedhjet e vitit 2002.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat