Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një komunikate për media thotë se një pjesë e sheshit ende të papërfunduar të Ferizajit, ka filluar të dëmtohet.
AVONET thotë se me shqetësim jashtëzakonisht të madh sot ka parë për së afërmi gjendjen të cilën e quan rrënuese të sheshit në Ferizaj.
“Ftojmë institucionet e komunës së Ferizajt që sa më parë të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mundësuar realizimin e punimeve cilësore”, thuhet në komunikatë.
“Kohë më parë, përkatësisht që nga fillimi i punimeve të ndërtimit të këtij sheshi kemi reaguar lidhur me cilësinë e dobët të realizimit të punimeve, prandaj edhe përmes këtij reagimi i bëjmë thirrje organeve përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve të këtij projekti që të reagojnë sa më parë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për përmirësimin e kësaj gjendje”, thuhet në fund të reagimit.