Me Faton Topallin, Ferizaji zëvëndëson privatizimin e korruptuar me zhvillimin për të gjithë

Ferizaj

Me Faton Topallin, Ferizaji zëvëndëson privatizimin e korruptuar me zhvillimin për të gjithë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 21:49
Fushata e VV-së

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot tubim zgjedhor në Ferizaj. Qytetarët e Ferizajit u ftuan të mbështesin ndryshimin sikurse me 11 qershor, duke votuar për kryetar komune Faton Topallin dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të kësaj komune.

Hapjen e tubimit e bëri deputetja Albulena Haxhiu, e cila tha se ndryshimin në Ferizaj e garanton vetëm qeverisja e Faton Topallit. Ajo rikujtoi se nga zgjedhjet e fundit nacionale, vota për VETËVENDOSJE!-n u dyfishua, duke e nxjerrë atë si forcën e parë politike në vend.

“Komuna e Ferizajit u keqqeveris për vite me radhë. U keqqeveris nga pushtetarë që në vend të zhvillimit sollën privatizim, në vend të mirëqenies sollën mjerim. Andaj këta njerëz më 22 tetor duhet t'i ndalim. Duhet t'i pensionojmë. Qytetarët e Komunës së Ferizajit meritojnë jetë të dinjitetshme e shërbime cilësore. Ndaj PDK e LDK nuk kanë më vend në qeverisjen tuaj”, tha në Ferizaj deputetja Haxhiu, duke shtuar se VETËVENDOSJE! e ka edhe programin më të mirë, edhe kandidatin më të mirë, ndaj edhe duhet ta drejtojë Komunën e Ferizajit.

“Sikur Prishtina me Shpendin po ashtu edhe Ferizaji me Fatonin do të jetë model i qeverisjes. Do të jetë Komunë në shërbim të fëmijëve, të moshuarve, të rinjve e të rejave, grave e burrave. Do të jetë Komunë ku do të luftohet korrupsioni i gjetur e ku do të qeveriset pa korrupsion”,  u zotua Haxhiu.

Më tej, Kryetari Visar Ymeri tha se në Ferizaj përkrahja për VETËVENDOSJE!-n është rritur në vazhdimësi, kurse qytetarët e kësaj komune i quajti njerëz bujarë që nuk përulen kurrër para padrejtësisë, që e duan barazinë e dinjitetin. E po ashtu potencoi se kësaj komune i duhet kryetar si Faton Topalli, e asesi ndonjë si Agim Aliu e Muharrem Sfarqa.

“Numri 10, në muajin e 10-të të vitit, në këtë muaj të vjeshtës, e sjellë pranverën, e sjell dritën dhe e sjell fitoren për qytetarët. Dhe janë dhejtë arsye pse unë mendoj që duhet ta votoni Faton Topallin për kryetar:  Faton Topalli është shpallur si deputeti më aktiv në shtruarjen e problemeve të qytetarëve përmes pyetjeve parlamentare; Faton Topalli ka trajtuar pa ndërprerë tema sociale dhe është angazhuar për të ju siguruar zë atyre që ju dëgjohet zëri më së paku. Ka treguar një përkushtim të veçantë për të drejtat e punëtorëve, barazinë sociale, punësimin e të rinjëve dhe barazinë gjinore; Faton Topalli ka teguar guxim, mençuri dhe vendosmëri për ti shtyer çështjet me intres përpara; Faton Topalli ka mbështetur vazhdimisht temat e diasporë prej kartonit të gjelbër e deri tek votimi dhe pjesëmarrja në qeverisje; Faton Topalli ka qenë vazhdimisht i arritshëm për qytetarë dhe ka dëgjuar dhe përcjellur zërin e tyre në Kuvendin e Kosovës; Faton Topalli do ta zgjidh problemin e ujit të pijes, gjatë tërë mandatit të tij do të angazhohet ta funksionalizojë kanalizimin në pjesët e qytetit ku nuk është fuksional; Faton Topalli do ta ndërpresë prerjen e pyjeve, veçmas në zonën e ashtuquajtur brezi maleve të Jezercit, vargu i maleve të Sharrit në drejtim të Shtërpcës si dhe vargmalet e Zhegocit; Ai do të kujdeset edhe për shtrimin e trotuarve për këmbësorë. Faton Topalli do tëk ujdeset që trashëgëmia kulturore e këtij qyteti të mos rrënohet; Faton Topalli do të caktojë lokacion për deponi të mbeturinave; Faton Topalli do të kujdeset për shërbime shëndetësore në lagje e fshatra”, tha në Ferizaj, Kryetari Ymeri

Deputeti tjetër Albin Kurti, tha se Ferizaji i ka dhënë shumë edhe ekonomisë, edhe kulturës, në luftë e në paqe. Por, ai tha se pas luftës Ferizaji u diskriminua dhe u bë vend i privatizimit të korruptuar.

“VETËVENDOSJE! do ta sjellë drejtësinë në institucione, prodhimin në ekonomi, dhe socialen në politikat e komunës nesër e të shtetit pasnesër. Prandaj VETËVENDOSJE! është ajo që mund të fitojë, duhet të fitojë dhe do të fitojë”, tha Kurti.

Kurti numëroi edhe disa nga problemet kryesore me të cilën ballafaqohet Ferizaji. Ndërtimi pa kritere, mungesa e listës së barnave esenciale, zvarritja e fillimit të ndërtimit të spitalit, arsimi publik partiak e i dobët, mungesa e çerdheve, rreziku i qytetarëve nga hekurudha, mungesa e ujit në fshatra, mungesa e kanalizimit, papastërtia në qytet dhe mungesa e përkrahjes për sportin, ishin disa nga problemet e përmendura nga Kurti.

Në fjalën përmbyllëse, kandidati për kryetar, Faton Topalli, tha se gjatë tërë këtyre ditëve dhe javëve bashkë me aktivistët janë takuar me mjekë, inxhinierë, pensionistë, zjarrfikës, qytetarë me nevoja të veçanta, profesorë, ekspertë të ujit, ndërtimtarë, bankierë, ekonomistë, kontabilistë, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve, punëtorë krahu, taksistë, aerkeolog, gjeologë, edukatore, arkitetktë, motra medicinale, psikologë, bujq, pemtarë, zejtarë, tregtarë, biznismenë e prodhues vendorë. Ai tha se tek ta ka vërejtur një të përbashkët, e që është zotimi për ndryshimin e madh me 22 tetor.

“Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! pushon përbuzja e mësuesve, arsimtarëve, mjekëve, njerëzve të kulturës e artit, grave, të rinjve, pensionistëve, punëtorëve e bizneseve. Me ne në pushtet pushon ndarja e qytetarëve  dhe trajtimi preferencial sipas përkatësisë partiake”, u zotua Topalli.

Më tej Topalli tha se shkollat nga vende të punësimit për militantë partiakë  do të kthehen në çerdhe të mësimit, me kënde leximi, laboratorë kimie, biologjie e fizike, dhe në vendtakim të përbashkët për prindërit, nxënësit dhe arsimtarët. Ai u zotua edhe për shëndetësi cilësore, përmirësim të infrastrukturës, ndaljen e ndërtimeve pa leje, përkrahje për sektorin e bujqësisë dhe për kulturë, art e sport.

Fare në fund, Topalli tha se për të qenë të sukesëshëm në punën e tij si kryetar, duhet mbështetje nga Kuvendi Komunal, dhe më këtë rast ftoi prezantoi kandidatët e VETËVENDOSJE!-s për Kuvendin Komunal të Ferizajit dhe ftoi qytearët që t’i votojnë masivisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat