Agim Aliu priti një delegacion të biznesmenëve anglezë - Bota Sot
Agim Aliu priti një delegacion të biznesmenëve anglezë

Ferizaj

Agim Aliu priti një delegacion të biznesmenëve anglezë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 23:05
?Agim Aliu priti një delegacion të biznesmenëve anglezë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti një delegacion biznesmenësh anglez, priten investime në Ferizaj dhe më gjerë.

Aliu ka pritur një delegacion investitorësh anglez të kryesuar nga legjenda e futbollit anglez, Brian Deane, të cilët qëndruan në Ferizaj për të parë nga afër mundësitë që ofron vendi ynë, qyteti i Ferizajt, në zbatimin e projekteve strategjike në fushën e ekonomisë.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast falënderoi investitorët anglez dhe legjendën e futbollit anglez, Brian Deane që kanë parë mundësinë e investimeve në vendin tonë.

“Qeverisja ime ka përkrah miq vullnetmirë dhe investitorë serioz që synojnë t’i japin një nxitje të re ekonomisë vendore në përgjithësi e asaj ferizajase në veçanti. Po harmonizojmë mundësitë dhe kërkesat e tregut, lehtësirat që ne ofrojmë, që ky investim të ndodh së shpejti në vendin tonë dhe jam pafund, falënderues e mbështetës i këtyre iniciativave që Ferizajn e Kosovën ta faktorizojnë edhe më shumë në fushën e ekonomisë”, theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Synimet e investimeve të këtij grupi të biznesmenëve anglez shtrihen jo vetëm në territorin e Ferizajt, por edhe më gjerë, në favor të zhvillimit ekonomik dhe punësimit të të rinjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera