Diskutojnë për funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit në Ferizaj

Ferizaj

Diskutojnë për funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit në Ferizaj

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:45
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli me të cilin ka biseduar në lidhje me funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për pako e masave të nivelit lokal dhe qendror për nxitjen e bizneseve të reja nga të rinjtë, startup bizneset, platformat elektronike të transparencës komunale si dhe projekte të tjera që nxisin punësimin e të rinjve.

Kryetari Aliu falënderoi Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për projektin e hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, projekt ky që po realizohet për herë të parë në Komunën e Ferizajt.

Në anën tjetër, zv.ministri Cakolli falënderoi kryetarin Aliu për pritjen dhe bashkëpunimin duke e siguruar këtë të fundit se bashkëpunimi mes Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komunës së Ferizajt do të intensifikohet edhe me projekte të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat