Ferizaj me rininë e saj në Dekadën e Re, shembull i rinisë për Kosovën

Ferizaj

Ferizaj me rininë e saj në Dekadën e Re, shembull i rinisë për Kosovën

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 19:16
Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deklaroi sot se fuqia e PDK-së është rinia e saj, e cila edhe në të kaluarën fuqizoi ardhjen e qeverisjes së përgjegjshme në favor të qytetarëve.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Ferizaj, ku u vunë në dukje të arriturat në këtë qytet, me mbi 250 aktivitete rinore, fushata e sensibilizimit me mbi 1200 të rinj në Rininë Demokratike të anëtarësuar si dhe takimet tjera të rëndësishme për rininë.

“I përulemi angazhimit të rinisë ferizajase dhe Rinisë Demokratike e cila me përkushtim po çon përpara idetë dhe synimet e PDK-së. Po hyjmë në dekadën e inovacionit, digjitalizimit dhe sukseseve tjera të rinisë tonë, në Dekadën e re, për këtë jemi krenar, për angazhimin tonë për Ferizajn për të ardhmen e tij, punoni të vendosur për ta dashur vendin tuaj, sepse keni mbështetjen e plotë të PDK-së”, tha kryetari Aliu.

Ndërsa zëvendës kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, foli mbi rëndësinë e procesit zgjedhor në tërë Kosovën për Rininë Demokratike.

“Prej jush, vijnë udhëheqësit e rinj të komunës tuaj dhe më gjerë që do të mbrojnë interesin e vendit, ju jeni gjeneratë e cila bën që Kosova të lëvizë nga kjo fazë në zhvillimin e mëtejmë të shtetit”, tha Hoxhaj, duke shtuar se Kosova në të ardhmen dot ë jetë pjesë e OKB-së dhe NATO-s si shtet i zhvilluar demokratik.

“Besimi është vlerë e rinisë tonë, atë do ta shndërrojmë në vullnet dhe optimizëm”, tha Hoxhaj, duke ftuar rininë të mos heqin dorë nga synimet e veta për ta bërë Kosovën moderne, të zhvilluar dhe shtet krenar në mesin e shteteve evropiane demokratike.

Ndërsa, deputeti Elmi Reçica ftoi të rinjtë të jenë pjesë e proceseve madhore jo vetëm në komunë, por edhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat