Kryetari i Ferizajt ngushëllon familjen Jashari

Ferizaj

Kryetari i Ferizajt ngushëllon familjen Jashari

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 19:13
Mehdi Jashari

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ngushëllon familjen Jashari për vdekjen e Prof. Dr. Mehdi Jashari.

“Lajmi për vdekjen e Prof. Dr. Mehdi Jasharit, kontribuesit të jashtëzakonshëm të sportit, veçanërisht hendbollit, na pikëlloi të gjithëve, veçanërisht sportistët dhe sportdashësit e Ferizajt, qytetit ikonë të hendbollit.

Në emër të institucionit të Komunës dhe gjithë qytetarëve ferizajas, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë të njohurve e miqve të të ndjerit.

Vepra e profesorit Jashari ka lartësuar edukimin sportiv në nivel vendi e posaqërisht sportin ferizajas.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Ngushëllime!” thuhet në telegramin ngushëllues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat