‘Teshavesha’ edhe në Ferizaj

Ferizaj

‘Teshavesha’ edhe në Ferizaj

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 07:34
Teshavesha

Dyqani i tretë i bamirësisë "Teshavesha", tanimë është hapur edhe në Ferizaj.

Teshavesha është ndërmarrje sociale e themeluar nga ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ në korrik të 2016-tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë.

 Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejnë rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat