Mbi 140 raste të dhunës në familje për 9 muaj në rajonin e Ferizajt

Ferizaj

Mbi 140 raste të dhunës në familje për 9 muaj në rajonin e Ferizajt

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:51
Ilustrim

Në Policinë rajonale të Ferizajt për 9 muajt e parë të këtij viti janë raportuar rreth 140 raste të dhunës në familje ndërsa në përgjithësi konsiderohet se është rritur vetëdijesimi i popullatës për të raportuar rastet në organet e sigurisë, prandaj ka një numër kaq të madh të rasteve të dhunës në familje.

Për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme dhe sensibilizimin e opinionit se dhuna në familje dënohet, policia rajonale e Ferizajt, bashkë me institucionet e tjera lokale, ka hapur sot fushatën me moton "Respekto familjen për t'u respektuar".

Refki Morina, udhëheqës i hetimeve në Policinë rajonale të Ferizajt, thotë se kjo dukuri duhet të raportohet gjithmonë për të mos u mbajtur të izoluara rastet.

Sipas një komunikate të Ferizajt, edhe përfaqësues të qeverisë lokale të Ferizajt në hapje të kësaj fushate thanë se dhuna në familje shpesh riprodhon dhunë prandaj duhet shtuar kujdesi që ligjet në fuqi të zbatohen për dhunuesit në mënyrë që të ketë sa më pak raste të tilla në familjet ferizajase.

Naim Ferati, nënkryetar i komunës, i cili udhëheq edhe trupën koordinuese kundër dhunës në familje deklaroi se një mobilizim më i mirë i të gjitha institucioneve është mjaft i nevojshëm.

Edhe Kristina Gashi Bytyqi, kryesuese e Kuvendit të komunës së Ferizajt në fjalën e saj bëri thirrje që rastet e dhunës të jenë sa më të pakta në shoqërinë tonë.

Fushata që ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje u tha se do ët zgjasë disa ditë dhe do të ketë një shtrije të gjerë nëpër shkolla e nëpër institucione të tjera publike ku do të jepe këshillat e nevojshme si duhet raportuar dhuna dhe çfarë masa duhet të merren ndaj rasteve që kanë të bëjnë me këtë dukuri të shëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat