Berisha: Akuza e opozitës janë të pabaza

Ferizaj

Berisha: Akuza e opozitës janë të pabaza

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:42
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Ferizajt Besnik Berisha

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Ferizajt Besnik Berisha ka mbajtur sot një konferencë për media duke iu përgjigjur akuzave të paraardhësit të tij nga LDK në lidhje me një aksident ‘me veturë zyrtare.

Berisha sqaroi opinionin publik lidhur me akuzat e ish-drejtorit të shëndetësisë, tani asamblistit të LDK-së, Burim Karameta i cili në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës tha se po dëmtohet pasuria publike, duke aluduar në aksidentimin e para disa ditëve të veturës zyrtare me të cilën po udhëtonte drejtori i Shëndetësisë, Besnik Berisha dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Asllan Bajrami.

Berisha tha se akuzat e tilla janë të pabaza, duke rrëzuar pohimet e pjesëtarit të opozitës, të faktuara edhe me raportin e policisë për aksidentin, pjesëmarrësit në aksident si dhe shkallën e dëmtimit të veturës zyrtare.

Në këtë konferencë Berisha dha sqarime edhe lidhur me marrëveshjen e komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosova që është pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës, duke e quajtur një marrëveshje të rëndësishme për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në nivel lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat