PSD me degë edhe në Ferizaj

Ferizaj

PSD me degë edhe në Ferizaj

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 22:55
PSD

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka hapur sot zyrën e saj të re në qytetin e Ferizajt. Në hapjen e zyrave të reja të PSD-së në këtë qytet ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti dhe, sekretari organizativ, Naim Jakaj dhe koordinatori i degës, Faton Topalli.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se Ferizaj është keqqeverisur herë nga LDK dhe herë nga PDK.

“Partia Socialdemokrate vazhdon shtrirjen dhe zgjerimin e saj gjithandej Kosovës. Sot, në hapjen e zyres në Ferizaj, kryetari Shpend Ahmeti, sekretari organizativ Naim Jakaj dhe koordinatori i degës Faton Topalli, kanë paraqitur para mbështetësve e simpatizuesve, nevojën për politika sociale dhe domosdoshmërinë për organizim demokratik, si projekt politik i së ardhmes drejt ndërtimit të një shoqëri të drejtë, zhvillimore dhe barazitare”.

“Ferizaj i keq-qeverisur herë nga LDK e herë nga PDK, vuan ende nga mungesa e nevojave ekzistenciale, si uji i pijshëm, kanalizimet dhe planifikimi i duhur hapësinor e urbanistik”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat